E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përgjimet e antimafias italiane, Balla: Emrat e përmendur i keni në Presidencë, eurodeputeti mik i Lulzim Bashës!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot në lidhje me përgjimet e Ndraghetas se ata që janë përmendur në përgjime janë në Presidencë dhe në opozitë. “Mund tju them me bindje të plotë që eurodeputeti është një mik i vjetër i Lulëzim Bashës, e ka takuar dhe në Romë. Unë po ju them pyeteni se e ka pasur dhe në zyrë. Në fund të fundit si politikan shqiptar më vjen keq që ju i bini anash, ata që janë përmendur me emër janë në presidencë i keni dhe miq të kryetarit të opozitës. Për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që përshëndes është që antikorrupsioni ti shkojë deri në fund kësaj ceshtje. Unë nuk dua të hyj në diskutime”, deklaroi Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste,Balla pas mbledhjes që u zhvillua në selinë e PS me drejtuesit e qarqeve në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›