Basha: Do te votoni per Shqiperine pa viza
Kandidatura e pare e Partise Demokratike ne qarkun e Elbasanit, Lulezim Basha zhvilloi diten e djeshme takime ne komunat e Shushices dhe Fushe-Mbretit. Gjate takimeve me banoret e Shushices, ministri i Jashtem, u premtoi banoreve te zhgenjyer nga deputetja e tyre Valentina Leskaj, se me Partine Demokratike, ata do te kene perkujdesjen e qeverise sic ka deshmuar ne keto kater vite. Sipas Bashes, socialistet e kesaj zone duke votuar per PD-ne do te investojne per te ardhmen e tyre dhe per te levizur pa viza ne Evrope. "Ju drejtohem socialisteve te Shushices e ju them ju qe ndiheni te tradhtuar nga mungesa e alternativave nga fjalet boshe, ejani dhe ju me ne, votoni numrin 10. Duke votuar per numrin 10, ju votoni per Shqiperine pa viza, per Shqiperine me rruge, duke votuar numrin 10 ju votoni rritje te metejshme pagash e pensionesh, investimesh anembane vendit" , deklaroi Basha. Gjate vizites se tij ne Fushe-Mbret tha se pavaresisht pengesave qe i nxoren socialistet procesit te legalizimit, ai do te mbyllet shume shpejt. Duke akuzuar kryebashkiakun Sejdini se nuk ka bere asnje investim ne kete lagje, Basha premtoi furnizimin me uje, rikonstruksionin e rrjeteve te kanalizimeve dhe asfaltim te rrugeve e rrugicave.