E Shtunë, 31 Tetor 2026

DULE "Prioritet arsimimit dhe rritja e pensioneve"

Kryetari i Partise Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ne vijim te turit te tij elektoral te zhvilluar dje ne Maliq, premtoi te perfaqesoje ne legjislaturen e ardhshme interesat e te gjithe minoriteteve. "Mbi interesat e cdo koalicioni ve vlerat dhe parimet e veta. Kjo eshte nje arsye qe PBDNJ, ne shkallen qe ju e gjykoni se mund te perfaqesoje disa nga shqetesimet tuaja besojeni dhe votoni!", deklaroi Dule. Ne fjalen e tij, kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, ka folur per problemet kryesore qe shqetesojne shoqerine shqiptare si punesimi, pensionet dhe arsimi. "Shoqeria shqiptare eshte me paqesore se sa klasa politike dhe shume me e mencur me vleresimin e vet", u shpreh ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›