Milo: "Evropianizimin, ia kemi borxh shqiptareve"
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjate turit te tij elektoral zhvilloi dje nje takim ne qytetin e Gjirokastres, shprehu angazhimin qe qeverisjen e Sali Berishes sebashku me partneret e tjere politike ta zevendesoje me nje qeverisje te re. "Me nje qeverisje te afte e cila do t'ju jap shqiptareve shprese per nje te ardhme me te mire, per nje te ardhme evropiane, sepse ata e meritojne nje te ardhme te tille, ata e kane enderruar nje te ardhme te tille, dhe ne jua kemi borxh qe t'jua japim kete te ardhme shqiptareve", theksoi Milo. Prandaj, sipas tij, obligimi i tyre historik eshte qe ne 28 qershor te gjithe se bashku te bejme kthesen e madhe qe shpresojme duke shkuar ne votime , duke votuar per DS, duke votuar per progresin.