Basha-Fajon Garantojme per Krishtlindje pa viza
Ministri i Brendshem Lulzim Basha siguron hartuesen e rezolutes per liberalizimin e vizave Shqiperi-BE europarlamentaren Tanja Fajon se pas vendimit historik per heqjen e vizave qeveria ka konsoliduar aksionin per te respektuar cdo detyrim qe rrjedh nga marreveshja e Schengen-it dhe per ta shnderruar Shqiperine ne shembull suksesi te politikes se dyerve te hapura qe po ndjek Brukseli per Ballkanin Perendimor
Ministri i Brendshem Lulzim Basha i shprehu dje mirenjohjen europarlamentares sllovene Tanja Fajon per ndihmesen e jashtezakonshme dhe rolin e saj ne procesin e heqjes se vizave per qytetaret shqiptare. Ne takimin mes tyre ministri Basha informoi eurodeputeten sllovene Fajon mbi fushaten e gjere ne disa nivele qe ka ndermarre qeveria shqiptare per informimin e qytetareve mbi te drejtat dhe detyrimet e levizjes se lire.
Basha njohu gjithashtu znj.Fajon mbi hapat e ndermarre nga qeveria shqiptare Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit per ti paraprire momentit historik te heqjes se vizave per konsolidimin e reformave ne fushen e sigurise se dokumenteve sigurise se kufirit luftes kunder krimit te organizuar e terrorizmit trafiqeve korrupsionit per garantimin e te drejtave themelore te qytetareve si dhe per garantimin e nje procesi te konsoliduar te riintegrimit te te riatdhesuarve te cilet nuk permbushin kushtet e qendrimit te ligjshem ne zonen Schengen. Edhe pas ketij vendimi historik qeveria shqiptare jo vetem qe nuk i ndal por i intensifikon perpjekjet e saj per te konsoliduar rezultatet qe ishin celesi i suksesit ne kete proces rezultatet ne luften kunder krimit reformat e thella jo vetem ne fushen e rendit dhe sigurise dhe ne perpjekjet tona te vazhdueshme per te avancuar edhe me tej me endrren europiane te shqiptareve integrimin e plote te vendit ne BE- deklaroi ministri Basha.
Raporterja e Parlamentit Europian per procesin e heqjes se vizave me Shqiperine znj. Tanja Fajon vleresoi punen e madhe te kryer nga institucionet shqiptare per permbushjen e plote te kushteve teknike te udherrefyesit per liberalizimin e vizave.
Shqiperia eshte prane heqjes se regjimit te vizave. Shqiperia i permbushi te gjitha kriteret teknike. Eumlshte bere nje pune te shkelqyer. Komisioni Europian vleresoi permbushjen e kushteve nga Shqiperia dhe une jam shume e lumtur qe edhe Parlamenti Europian dha nje mbeshtetje te forte per kete proces- deklaroi europarlamentarja znj. Tanja Fajon.
Emocionet dhe vleresimet e Tanja Fajon per nje proces te cilit ajo i vuri vulen e saj
Qytetaret shqiptare do festojne festat e fundvitit me nje dhurate te kendshme nga Bashkimi Evropian. Keshtu u shpreh dje eurodeputetja Tanja Fajon duke iu referuar heqjes se vizave per qytetaret shqiptar vendim i cili aprovohet perfundimisht ne mbledhjen e ministrave te Brendshem te BE-se me 8 Nentor nderkohe qe jo me larg se nje muaji ky vendim hyn ne fuqi. Gjate nje paneli diskutimesh me te rinj dhe studente shqiptare Fajon vuri ne dukje se te gjithe ju para krishtlindjeve do te levizni pa viza ndersa kujtoi gjithashtu se duhet te kemi parasysh kufizimet dhe se njekohesisht duhet fushate informimi per rregullat te cilat duhet te zbatohen. Heqja e vizave ska te beje nese kerkon azil apo pune. Keto jane kushtet e liberalizimit te vizave pikerisht ato qe duhet te plotesojne qytetaret shqiptare ne momentin e pas-realizimit te ketij hapi- u shpreh europarlamentarja Tanja Fajon. Fajon ka qene nje nga deputetet kryesore te Parlamentit Evropian e cila ka bere nje lobim te fuqishem per heqjen e vizave me Shqiperine si dhe ndryshoi mendesine e Brukselit per aplikimin e politikes me dy standarde ne rajon kur flitej per ceshtjet e integrimit. Aksioni i Fajon per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare nisi afro nje vit me pare atehere kur 3 vende te Ballkanit Perendimor Serbia Maqedonia dhe Mali i Zi fituan te drejten e levizjes se lire ne Schengen ndersa jashte kesaj vazoje u la Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina.