Mbyllen pa incidente zgjedhjet ne Trebinje
Pogradec 24 tetor NOA - Ne komunen Trebinje te rrethit te Pogradecit u mbajten sot zgjedhjet per kreun e ri te kesaj njesie vendore pas arrestimit disa muaj me pare te kryetarit te saj i ardhur nga radhet e Partise Socialiste Gjergji Buzo i akuzuar per shperdorimin e detyres dhe korrupsion pasiv me perfitime te medha parash.
Ne zgjedhje garuan kandidati i perbashket i koalicionit PD-LSI Fehim Jashallari si dhe kandidati i PS-se Behar Kastrioti.
Procesi i votimit nisi normalisht ne nente qendrat e votimit te kesaj komune dhe ecuria e tij ka qene e kenaqshme.
Votimi ne Trebinje u mbyll ne oren 18. 00 dhe pas mberritjes ne KZAZ te materialeve zgjedhore pritet te nise numerimi i votave dhe dalja e rezultateve ne mesnate.
Ne zgjedhjet e komunes u thirren 2 500 votues ndersa mesohet se kane marre pjese rreth 51 perqind e tyre.
mit/NOA