E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Garë nga minibashkitë për fondet

Ndër të tjera, Basha tha se përfshihet sistemi i shtratit të Lanës, ndërtimi i Urës së Shkozës ndërtimi i një shkolle dhe një çerdheje, etj.

“Ndërtimi i  urës së Shkozës, i cili  është një premtim i imi, rikonstruksioni i rrugës “Agusht Jorgjevica”,  po kështu në zonën e Shkozës, rikonstruksioni i  rrugës “Pasko Hysa”, vazhdimin e rrugës “Hasan Sufa” deri tek Materniteti i Ri. Në fushën e arsimit dhe kujdesit social janë përfshirë dy objekte, ndërtimi i shkollës 9- vjeçare, në rrugën “Ali Demi” dhe çerdhja nr. 50 në rrugën ”Shemsi Aga””, u shpreh ai.

Kryetarja e Njësisë Bashkiake numër 1 Lindita Nikolli kërkoi mbështetjen e për ndërtimin e një qendre komunitare në këtë Njësi Bashkiake, propozim i cili gjeti mbështetjen e zotit Basha. Në këtë takim, Basha bëri të ditur se në këtë buxhet do të hapet moodeli i garës për fonde bashkiake, ku do të përfitojnë ato  njësi që do të ofrojnë shërbime më të mira për komunitetin. “Do të doja të kisha bashkëpunimin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës dhe tuajin personalisht, për të ngritur një qendër komunitare për të rinjtë dhe dëshira ime është ta quajmë Qendra e Transparencës Komunitare”, tha ajo.

 Në përgjigje të kësaj, Basha tha se në këtë buxhet do të nisin modelet e garës për fondet bashkiake. “Kjo do të thotë që minibashkia ku territori mbahet më pastër, atje ku klima ndihet më miqësore ndaj qytetarit dhe biznesit, minibashkia që bën më shumë për rininë, që nga fëmijët e vegjël dhe rinia parauniversitare, do të stimulohet me fonde dhe projekte nga Bashkia e Tiranës. Me këtë dua të them, që do të shkojmë një hap më tej për kërkesën që parashtruat dhe jo vetëm që do ta mbështesim këtë që po bëni, por do ta nxisim këtë në të gjithë territorin e Tiranës”, vijoi. /Start/

                                                                                             2011-12-21 17:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›