E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Getot, diskriminimi vjen nga mungesa e vemendjes se Bashkise

Kandidati per Kryebashkiak ne Tirane vijoi dje turin e takimit me elektoratin ne Kryeqytet ne zonen e Laprakes. Gjate takimeve me banoret dhe gjate ecjes qe beri ne Njesine Bashkiake numer 11 ne kryeqytet, Lulezim Basha u njoh me problematiken e mprehte te Laprakes, qe ka te beje me mungesen e infrastruktures, te asistences sociale, te punesimit dhe te hapesirave per clodhje dhe argetim. Shume prej banoreve ne kete zone, u shprehen se nuk e kane pare dhe nuk e kane takuar asnjehere kryetarin e bashkise aktual te Tiranes. "Zotohem para jush se do ta shoh qytetin per qytetarin dhe jo per politiken. Ne qofte se eshte politika e para, ja se cfare ndodh, ja si diskriminohen qytetaret ne keto geto", u shpreh Basha gjate takimeve me banoret e zones. "Une te kam degjuar ne televizor kur the se do te kesh takime me popullin cdo te premte, une do te vij te takoj ne zyre", iu drejtua kandidatit demokrat per Bashkine e Tiranes, nje i moshuar. Nderkohe qe nje grup banoresh i kerkuan kandidatit per kryebashkiak qe te rregulloje ceshtjen e rruges, ujit te pijshem dhe kanalizimeve. Gjithashtu, ata kerkuan me shume siguri pasi jetojne prane shinave te trenit. "Treni ketu ka marre shume jete njerezish", i tha Bashes nje banor. Gjate vizites qe pati tek nje bllok barakash te Laprakes, banoret qe jetonin aty i kerkuan Lulezim Bashes me shume vemendje per hallet e tyre. "Askush nuk ka ardhur ndonjehere te na shohe, ti je i pari" , u shpreh nje grua duke i treguar Bashes nevojen e saj per asistence sociale. Ne mes te kesaj problematike, Basha u shpreh se arsyeja kryesore e kesaj gjendjeje, eshte mungesa e vemendjes dhe mosdegjimi i halleve dhe problemeve te qytetareve. Kjo ishte dita e dyte e fushates se kandidatit Lulezim Basha per Bashkine e Tiranes, ne vijim te degjimit te halleve dhe problemeve qe kane banoret e Kryeqytetit. R. Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›