E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diploma e gjimnazit me elemente sigurie

TIRANE-Problemet e shumta me falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme ka bërë që Ministria e Arsimit të reagoi duke marrë masa për rritjen e sigurisë së këtyre dokumenteve. Diploma e re me të cilën do të pajisen maturantët e ketij viti, pas katër provimeve që do të japin për maturën shtetërore është shumë herë më e sigurt se diplomat e mëparshme. Për herë të parë, ajo është e një formati tjetër e pajisur me elementë sigurie. Ndryshe nga herët e tjera ajo, do të shtypet në shtypshkronja të veçanta.
Të gjitha detajet i bën publike sot per Gazeta Shqiptare, Fatmir Vejsiu, drejtor i arsimit parauniversitar në ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës. "Është një dokument që e lëshon jo më shkolla, por drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Shtypet në shtypshkronja të letrave me vlerë, pra është një karton që në brendësi përmban logon e ministrisë".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›