Basha: Hetimet për 21 janarin në bazë të ligjit

I pyetur për ngjarjen e 21 janarit, Basha theksoi se është me rëndësi që procesi të shkojë sipas parametrave ligjor.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që procesi të eci në parametrat e shtetit ligjor dhe në këtë kuptim çdo aktor duhet të udhëhiqet pikërisht nga ligji dhe nga nevoja për të ekzekutuar brenda kornizës ligjore përgjegjësitë që ka”, ka thënë ai.
Duke folur për zhvillimin e Tiranës, Basha tha se problemet janë të shumta, por do të punohet për zgjidhjen e tyre. “Mendoj se kemi arritur të nxjerrim bashkinë e Tiranës nga vorbulla e konfliktit politik dhe orientimin e saj 100% tek problemet, sfidat, dëshirat dhe aspiratat e qytetarëve. Bashkia është e hapur për qytetarët jo vetëm me takimet me mua personalisht por edhe përmes kontakteve të drejtpërdrejta me njerëzit. Gjithashtu qytetarët janë të përfshirë në vendimmarrje. Asnjë vendimmarrje e rëndësishme nuk është bërë pa pjesëmarrjen e qytetarëve”, vijoi. /Start/
2012-01-31 08:46