E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, tritol makinës së një 25-vjeçari

Një shpërthim tritoli ka dëmtuar automjetin e një personi mëngjesin e sotëm në Krujë.

Burime për Shekullin bëjnë të ditur se automjeti me targa AA 985 BD është dëmtuar si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse që i ishte vënë nga persona ende të paidentifikuar.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se automjeti ishte në pronësi të një 25-vjeçari me iniciale E.Gj.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›