E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërmjetësi i BE-së sot në Prishtinë

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper, pritet të qëndrojë sot në Prishtinë. Në orët e pasdites (14.00) Kuper do të takohet me kryenegociatoren Edita Tahiri.

Lidhur me këtë vizitë të Kuperit, zonja Tahiri ka thënë se dita e sotme mund të jetë një moment i ri për të parë se cilat janë perspektivat.

Por, sipas saj, vazhdimi i dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit mund të ndodhë vetëm atëherë kur të përafrohen qëndrimet e të dyja palëve rreth çështjes së bashkëpunimit rajonal.

Moti i keq ka bërë që Kuper të anulonte vizitën e paraparë për javën e kaluar në Prishtinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›