Basha: Kërkesa e socialistëve për shkarkimin e Kosovrastit, sulm politik
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e konsideron një sulm politik kërkesën e socialistëve për shkarkimin e kreut të këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti, kërkesë kjo e cila do të diskutohet në këshill ditën e premte.
Kryetari i bashkisë tha se socialistët kanë të drejtë të propozojnë por Bashkia nuk do të shpërqëndrohet duke vijuar projektet e nisura dhe se ky institucion do të zbatoj vetëm ligjin.
Basha ishte i pranishëm në zonën e Don Boskos për të parë gjendjen e rrugëve. Punimet kanë filluar në rrugën Miftar Gërbolli. Basha mohoi se punimet në qytet janë ndërprerë por tha se ka patur ngadalësim të ndërhyjeve për shakak të çështjeve të pronësisë.
Asfaltimi i rrugës Miftar Gërbolli do ti shërbejë komunitetit për të mos patur më infrastrukurë të amortizuar por do të jetë edhe si një artierie e rëndësishme për reduktimin e trafikut në këtë zonë.