E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lleshi: 6 maji, afati i fundit për listat e kandidatëve

Kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi ka sqaruar sot  se afati i fundit për dorëzimin e listave shumëemërore të kandidateve për deputetë nga ana e partive politike për zgjedhjet e 23 qershorit është data 6 maj.

Afati i fundit është data 4 maj, por duke qënë se bie ditë e shtunë e pas saj e diela, e kemi ndarë përfundimisht afati i fundit është data 6 maj, ora 24.00 e mbrëmjes tha Lleshi.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pritet të miratojë sot projektvendimin për ngritjen e disa qendrave  të votimit në ambiente private.

Qendra votimi në  ambiente private janë ngritur në Durrës, Lezhë, Shkodër, Tiranë e Fier.

Gjithashtu në rendin e ditës është përfshirë dhe shqyrtimi i projekt-vendimit Për  miratimin e Vëzhguesve të Qendrës Polit On, për vëzhgimin e  zgjedhjeve për Kuvend të datës 23 Qershor 2013.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar më herët një numër të caktuar vëzhguesish nga qendra të ndryshme në vend,  të cilat kanë bërë kërkesë pranë KQZ për të patur vëzhguesit e tyre në  zgjedhjet parlamentare në 23 qershor.

Ashtu si mbledhjet e fundit, pritet që këto dy projektvendimi të miratohen nga 4 anëtar e mbetur të KQZ-së pas dorëheqjes së 3 anëtarëve të opozitës.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›