E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Duhet dialog nga partitë për zgjidhjen e situatës në KQZ

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar nga partitë politike në Shqipëri të bashkëpunojnë për të zgjidhur situatën e krijuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Në një prononcim për mediat për situatën politike, ambasadori Wollfarth theksoi se KQZ-ja duhet të jetë pika kryesore në axhendën e çdo partie politike.

Kjo është një thirrje për të gjithë partitë politike. Duhet dialog nga partitë politike për zgjidhjen e situatës së krijuar në KQZ. Ndërveprimi mes pozitës dhe opozitës është kryesore për të pasur zgjedhje të lira.  Duhet besim për të legjitimuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.KQZ-ja mund të funksionojë por më e mira është që ajo të jetë e plotë me 7 anëtarët e saj theksoi amabsadori i OSBE-së.

Ndërkohë pas dorëheqjes së 3 anëtarëve të opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon punën vetëm me 4 anëtarët e mazhorancës.

Partia Socialiste ka refuzuar të propozojë emra për anëtarë të KQZ-së me argumentin se ky institucion e ka humbur legjitimitetin dhe, sipas socialistëve, është e domosdoshme rivendosja e besueshmërisë në këtë institucion për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 23 qershor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›