Basha: Kohë më të mira e presin klubin e futbollit Tirana
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u takua sot me futbollistët e Klubit Tirana para ndeshjes me Bylisin. Duke ndarë me ta lajmin për kthimin e klubit në një shoqëri aksionere, Basha shprehu angzhimin dhe vullnetin e Bashkisë së Tiranës për mbështetjen e klubit.
"Meshazhi që kam për ju është se kohë më të mira e presin klubin e futbollit të Tiranës. Kush mendon se kalimi në shoqeri aksionere do të dëmtonte klubin e Tiranës, ose është i painformuar, ose nuk i përket dashamirësve të klubit. Me kalimin në shoqëri aksionere ne do të shumëfishojmë përpjekjet për t’u mbështeur ju, do të përcaktojmë një buxhet sa më të mirë, do të vijojmë te thithim sa më shumë donancione dhe sponsorizime dhe në fund të vitit me marrjen e trofeut, siç i takon Tironës, ju do të keni si klub shpërblimin më të mirë që keni pasur ndonjëherë në historinë tuaj si klub në tërësi, dhe për sportistët një nga një",- deklaroi Basha.
Gjatë takimit me futbollistët e kësaj skuadre kreu i Bashkisë Lulzim Basha tha se me kalimin në shoqëri aksionere të klubit do të shumfishohen përpjekjet në shtimin e fondeve
"Fondet do të dedikohen për të krijuar kushte më të mira për ju, personalisht për secilin nga ju financiarisht, për kushte me të mira në stërvitje në kushtet e punës, këtu në Tiranë në ambjentet tuaja sportive, por edhe jashtë Tiranës për aktivitetet tuaja. Edhe klubi edhe tifozeria e klubit do të ndjejnë se diçka e madhe ka ndryshuar në raport me klubin",-theksoi kryebashkiaku Basha.
Shefi i Klubit "Tirana", Alban Tafaj, i dorëzoi kryetarit të Bashkisë uniformen e re te ekipit, qe mbante numrin 1 dhe emrin e zotit Basha.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha: Kohë më të mira e presin klubin e futbollit Tirana