E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, bie në pusin me ujë, vdes babai i dy fëmijëve

ELBASAN- Një 40 vjeçar, babai i dy fëmijëve, ka humbur jetën aksidentalisht ndërsa po punonte për hapjen e një pusi për sigurimin e ujit të pjshëm në afërsi të banesës së tij në fshatin Trepsenisht të komunës së Treganit.

Viktima Haki Berdufi po hapte një pus pranë banesës së tij në fshatin Trepsenisht, ku fatkeqësisht në një moment pakujdesie, 40 vjeçari ka rrëshqitur duke rënë në thellësi të pusit i cili, kishte filluar të mbushej me ujë.

Si pasojë e këtij aksidenti 40 vjeçari i dëmtuar mjaft rëndë ka humbur jetën në thellësi të pusit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›