Basha: Kosova e pavarur është realitet i pamohueshëm

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar, lidhur me arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për njohjen e dokumenteve të identifikimit.
“Marrëveshja e sotme është lajm i mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Mirënjohje për kontributin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian! Kosova e pavarur është realitet i pamohueshëm. Dialogu dhe bashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë si dy vende te pavarura i kontribon paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në rajonin tonë.”, shkruan Basha në Twitter.
/rtsh.al/