E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Begaj: Marrëveshja është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka komentuar arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, lidhur me dokumentet e identifikimit. Presidenti Begaj shprehet se marrëveshja është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve.

“I kënaqur kur dëgjova lajmet për marrëveshjen, që lehtëson udhëtimin mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mirënjohje për dialogun që çon në rezultate konkrete dhe mirënjohës për mbështetjen BE-së dhe SHBA-së.”-  shkruan presidenti Begaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›