Basha: Kufijtë e sigurtë garantojnë lëvizjen e lirë
Përparimi në fushën teknologjike dhe informacionit alokimeve të veçanta nëpërmjet buxhetit të shtetit po jep rezultate në luftën kundër krimit të organizuar. garancia për këtë është dhënë nga kreu i Ministrisë së brendshme Lulzim Basha, gjatë ceremonisë së dhurimit të disa pajisjeve speciale për njësinë kundër krimit ekonomik, donacion i qeverisë amerikane.
Në ceremoni u lançua dhe faza e dytë e projektit për forcimin e kontrollit të kufijve që financohet nga qeveria gjermane. Ambasadori i Gjermanisë Boshard, garantoi asistencën për përmbushjen e kritereve nga vendi ynë, për procesin e liberalizimit të vizave si dhe në menaxhimin e kufijve.
Bernd Borchardt “Ky është një interes i përbashkët. Gjermania duke qenë se është vetëm 1200 km larg, natyrisht që preket nga krimi i organizuar dhe trafiku ilegal, ashtu siç preket edhe Shqipëria. Prandaj, një bashkëpunim më i afërt dhe më i madh, është i nevojshëm. Progresi në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikurt të paligjshëm është një kusht kryesor për liberalizimin e vizave.
Gjatë viteve të fundit ne kemi marrë, shenja optimiste sa i takon përpjekjeve të Shqipërisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut.
Ne do të vazhdojmë të fokusohemi në ndërtimin e bashkëpunimit mes institucioneve duke nxitur e thelluar bashkëpunimin mes policisë e doganave, trajnime të përbashkëta, shkëmbime informacion e eksperiencash, dhe një ndërmarrje e përbashkët e veprimeve.”