E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taçi dorëzohet në polici pas vendimit të Gjykatës

Vetëm pak orë pas vendimit të Gjykatës për arrest me burg në mungesë, Rezart Taçi vetëdorëzohet në polici. Por para kësaj, në një deklaratë për mediat, ai hodhi akuza për një sulm të organizuar kundër biznesit të tij. Taçi u dorëzua rreth orës 16.00 në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Biznesmeni i njohur do të qendrojë në arrest për akuzën e rrahjes për shkak të detyrës. Dy truprojat e tij u njohën me këtë akuzë në Gjykatë. Por avokatët mbrojtës e hodhën poshtë këtë akuzë dhe deklaruan se do ta apelojnë vendimin. Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndryshe nga shumë seanca parardhëse është zhvilluar me dyer të hapura vetëm për dy televizionet Vizion Plus dhe Top Channel. Kjo, me arsyetimin se me shumë gazetarë dhe kameramanë brenda sallës së stërmadhe të gjykatës, do të krijonin kaos dhe zhurmë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›