E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Lame pas trashegimine e hidhur te neglizhimit te interesit qytetar

Me një investim prej 36,2 milionë lekësh, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikualifikimin urban të bllokut 34/1, në njësinë bashkiake nr. 8. Rikonstruksioni i këtij blloku prej 2.3 ha, u shërben 5 000 qytetarëve të zonës.  Në këto punime u trajtuan hapësirat e lira brenda sipërfaqes së bllokut, me ndërhyrje të rehabilitimit dhe rikualifikimit urban, duke ndërtuar edhe hapësira për parkimin e mjeteve.  Janë mbjellë 58 copë shkurre dekorative dhe pemë e po ashtu janë vendosur stola për banorët, ndërsa të gjithë sheshet dhe rrugët janë pajisur me kosha të vegjël për hedhjen e mbeturinave. Për ndriçimin e rrugëve dhe shesheve, janë vendosur gjithsej 23 copë  ndriçues, janë realizuar punimet për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, duke zgjidhur përfundimisht problemin e gjithashtu janë kryer edhe punimet për sinjalistikën rrugore vertikale dhe horizontale. “Ky është rezultat i një investimi të mirëplanifikuar të Bashkisë, në bashkëpunim me komunitetin dhe njësinë bashkiake nr.8 dhe është pjesë e paketës së blloqeve që ne buxhetuam për vitin 2012, ndërkohë ju kujtoj se puna ka filluar për afro 6 blloqe të buxhetuara me vitin 2013 dhe në total, deri në fund të korrikut, anembanë qytetit të Tiranës, 30 blloqe me një sipërfaqe totale prej afro 300 ha do i nënshtrohen një investimi të plotë, që do kthejë parametrat normalë dhe evropianë të jetesës në këto lagje të Tiranës. Siç e shikoni, angazhimi ynë vazhdon, shtrihet në çdo lagje, çdo rrugë dhe çdo rrugicë, në qendër apo periferi, në zona të vjetra e të reja të Tiranës dhe nuk do ndalim, deri sa Tirana në tërësinë e saj, të ketë arritur parametrat e një qyteti modern dhe evropian dhe të kemi lënë pas trashëgiminë e hidhur të moskokëçarjes dhe neglizhimit të interesit qytetar” – u shpreh Basha.

Basha: Së shpejti nis ndërtimi i infrastrukturës, nga  rruga “Shefqet Kuka”, deri  në kufi me komunën Dajt Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës “Teki Selenica”, në njësinë bashkiake nr. 4. Rruga i shërben një komuniteti prej 4000 banorësh, të ardhur kryesisht pas viteve ‘90 por që nuk kishin parë asnjë investim në zonën e tyre. Me një investim prej 40 milionë lekësh është ndërhyrë në paketën e plotë të infrastrukturës nëntokësore, kanalizimet e ujërave të zeza, të bardha, ujësjellësit, trotuare në të dy anët, gjelbërim me 150 fidanë si dhe ndriçim. Edhe në këtë rrugë, muret e vjetra rrethuese të shtëpive janë zëvendësuar me kangjella. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha u ka bërë të ditur banorëve, se po përfundon projekti dhe këto standarde do të shtrihen në të gjithë njësinë.   “Siç u shprehën edhe vetë banorët, jo vetëm u është dhënë fund njëherë e përgjithmonë problemeve që kishte komuniteti, me mungesën e infrastrukturës por investimi  ka rritur vlerën e pronës së tyre dhe standardin e jetës së tyre në këtë lagje.  Jam i vendosur që këtë standard ta shtrijmë në të gjithë pjesën tjetër të kësaj zone, nga rruga “Shefqet Kuka”, deri  në kufi me Komunën Dajt, pra në të gjithë bllokun po përfundon projekti dhe do të fillojë shumë shpejt investimi, ndërkohë që këtu tek “Teki Selenica”, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes do kërkojmë që një pjesë të pronës që ndodhet pranë nesh, ta kthejmë në një park për banorët e kësaj zone, për banorët e kësaj rruge, për t’i dhënë akoma më shumë hapësirë të gjelbër dhe hapësirë rekreative, fëmijëve, të moshuarve dhe qytetarëve  të njësisë bashkiake nr.4” – deklaroi Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›