Prokuroria kerkon 12 vjet burg per Shemsie Kadria
Prokuroria e Tiranes, i kërkoj togave të zeza, të shpall fajtor dhe ta denoj me 12 vjet burg ish-presidenten e firmës piramidale “Gjallica” të pandehurën Shemsie Kadria.
Sipas prokurorisë, e pandehura e shpallur ne kërkim akuzohet për kryerjen e veprës penale te “mashtrimit” me pasoja te renda.
Sipas pretencës, ish bosja e Gjallices, vetëm pak kohë pasi ka dal nga burgu ka mashtruar sërish tre qytetar duke i marr një shumë prej rreth 7 milion lekëve të reja dhe 2500 dollarë amerikanë. Këto para, sipas prokurorit, e pandehura i ka përvetësuar duke i premtuar se do i jepte apartamente në zonën e Dajtit, ku nipi i saj po bënte ndërtime. Ndërkohë, nga verifikimet e kryera firma e nipit të saj, në QKR rezulton pa aktivitet financiar.
Në seancën e radhës, pritet fjala e avokatit dhe më pas Gjykata e Tiranës të shprehet me vendim ndaj të pandehures.