E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata i fal 3 muaj burg Ylli Pinarit per sjellje te mire

Gjykata e Tiranes i fal tre muaj burg Ylli Pinarit, ish-drejtorit te MEICO-së në Ministrin e Mbrojtjes, per sjellje te mire…
Me kerkese te të dënuarit Pinari dhe miratim të Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, gjyqtari Petrit Çomo vendos t’i ul 3 muaj burg nga masa e dënimit të marr për tragjedinë e Gërdecit.
Sipas përllogaritjeve të gjykatës, pas uljes së dënimit me 3 muaj, Pinarit I mbetën të vuaj edhe 3 vjet e 19 ditë heqje lirie. 
Ylli Pinari, në shkurt të këtij viti u dënua në formën e prere nga Gjykata e Apelit me 10 vjet burg, por fal perfitimit te uljes së 1/3 se dënimit dhe ditëve të qëndrimit në paraburgim, ish-drejtorit I kishin mbetur për të vuajtur edhe 3 vjet e 7 muaj burg për dy akuza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›