E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili Gadishmeri per shendetin e trajnerit Kuzhe

TIRANEuml- Ministri i Shendetesise Petrit Vasili vizitoi sot ne oret e mbremjes trajnerin e Kombetares shqiptare te futbollit Josip Kuzhe i cili ndodhet i shtruar ne Spitalin Amerikan pas nje hemoragjie cerebrale qe pesoi 2 dite me pare.

Vasili tha se gjendja shendetesore e trajnerit Kuzhe paraqitet e permiresuar ndersa garantoi per gatishmerine per te siguruar cdo gje qe duhet per shendetin e tij.
Kombetarja jone duhet te fitoje edhe per Kuzhe ne perballjen me Bosnje-Hercegovinen ne 8 tetor u shpreh Vasili.

Trajneri i kombetares shqiptare te futbollit kroati Kuzhe u shtrua ne Spitalin Amerikan ne Tirane ne daten 30 shtator pas nje hemoragjie cerebrale.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›