Rama Ka investime amerikane qe sna duhen do votoj prape kunder

E ka thelluar fushaten e tij kunder SHBA-se i biri i Kristaqit i cili sot drejton opoziten. Jo vetem per Gjykaten Administrative por ai perserit se ka edhe investime te tjera te SHBA-se te cilat atij si interesojne e qe do te beje ceshte e mundur qe ato te pengohen ligjerisht. Ne nje interviste te drejtperdrejte televizive ai ka shqiptuar ne kohe te ndryshme te njejtat fjali qe dikur i shqiptonte diktatori Hoxha kunder imperialisteve amerikane
Ajo qe ishte paralajmeruar prej ditesh me radhe nga shkrime te tera te gazetes 55 lidhur me mosaprovimin e ligjit per Gjykaten Administrative nga ana e opozites e ka shpjeguar sot ne menyre te qarte vete strumbullari i reprezaljeve te qellimshme ndaj Uashingtonit. Edi Rama me nje gjuhe tinezare dhe domethenese per katrahuren ku e katandisi seancen parlamentare te se Enjtes tha dje prere se seshte e thene te na duhen investimet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Me nje harbuteri te paprecedente Edi Rama u prononcua solemnisht dje ne nje interviste televizive pa iu trembur syri me togfjaleshin se bera mire qe se votova ligjin e amerikaneve sepse financimet e tyre nuk na duhen. Ishte pikerisht kjo deklarate qe ve ne pikepyetje vete funksionimin dhe qellimin e vertete politik te opozites se Edvinit teksa eshte angazhuar ne nje lufte te paprecedente kunder investimeve te huaja duke sulmuar me emer e mbiemer kompani te fuqishme te kredituara ne bursat e Nju Jorkut apo Torontos dhe se fundmi duke iu kundervene edhe investimeve te shtetit amerikan. Ne kemi thene se nuk do te japim konsensus per asnje ligj ne rast se nuk do te kemi proven qe ligjet ne Shqiperi nuk jane thjesht copa letrash por jane vullnet i zbatuar ne realitet. Padyshim qe ndihma e percaktuar financiare per kete projekt eshte shprehje e nje gatishmerie per te ndihmuar ne funksion te ndertimit te nje rrjeti te plote institucionesh ne sistemin e drejtesise por fakti eshte se nuk jane sot institucionet qe mungojne ne sistemin e drejtesise ne leter por eshte funksionimi i tyre qe e ben gjithe sistemin te vuaje. Dhe ketu nuk kemi asnje arsye qe ta shohim edhe projektin per Gjykaten Administrative te kete te njejtin fat si projekti i decentralizimit i cili u financua nga miqte dhe aleatet tane kryesore ne kuadrin e ndihmes se USAID dhe sot 10 vite me vone pas kalimit te ligjit organik te decentralizimit ne kushtet kur mund te themi me plot gojen se decentralizimi ne Shqiperi ka pasur sukses ne leter por ka deshtuar ne realitetin e gjerave - u shpreh ai. Elementi tjeter qe sshkon ne kete mes eshte orientimi me dy standarde i opozites. Ne rastin e diskutimeve te ligjit te SHISH ishte pikerisht opozita e Edi Rames dhe madje vete ky i fundit qe kerkoi publikisht mosmiratimin e ligjit pasi sic thuhej cenonte raportet e Shqiperise me NATO-n dhe SHBA-te. Edhe pse perfaqesueste NATO-s e quajten si ceshtje te brendshme politike te Shqiperise vizita e paradisaditeve e gjeneralit Stavridis Edi Rama dhe lobi i tij antireforme dhe antizhvillim kurdisi nje varg sulmesh per ta kthyer ne sirtaret e Kuvendit projektligjin. Ajo cka spikat ne sjelljen opozitare nga ligji i SHISH tek Gjykata Administrative eshte dyfytyresia e turpshme e opozites se Edi Rames qe e konsideron konsensusin si shprehje perfitimi dhe qe vlen te tatohet sipas skemes qe kryetari i Bashkise Tirane gjobit bizneset ne kryeqytet. Sigurisht qe Edi Rama sjep dot shpjegime te qarta dhe korrekte per precedentin e shkaktuar ne marredheniet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes sepse kerkon te fshehe te verteten ate te vertete qe e mban ate peng te se shkuares se kalbur. Edvini ka frike ta pranoje se me qasjet e atashuara kohet e fundit dhe propagandes anti-SHBA e justifikon veten si perfaqesues i nje ideologjie dredharake dhe manipuluese. Ai ka frike te thote se investimet e huaja i luftonte edhe Enver Hoxha me organizaten e tij te Bllokut por sa kohe eshte ne gjurmet e tij - dhe kete nuk e konfirmojne vetem ligjeratat dhe tentakulat e gjata mediatike - gjithcka flet se vete se Edi Rama eshte peng i se kaluares se vuajtshme te shqiptareve.
...