Basha Ligjshkelesit ndeshkohen. Imami Qeveria sbie me protesta
Nje dite para zhvillimit te demonstrates nga opozita ministri i Brendshem Lulzim Basha paralajmeroi se kush shkel ligjin do te ndeshkohet.
Basha tha se Shqiperia eshte nje vend i lire ndaj nuk do te pengojme zhvillimin e demostrates. Ai tha se policia do te jete aty per te garantuar rendin dhe qetesine ndersa beri thirrje qe tubimi te jete paqesor.
Nderkaq me heret ishte ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili ne nje konference per shtyp deklaroi se qeveria e ligjshme nuk mund te rrezohet me demonstrata dhe paralajmeroi se do te mbajne pergjegjesi politike e jo ligjore te gjithe ata qe kane leshuar thirrje per mospermbajtje.