E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boçi: Rama impiloi kryeministrin duke manipuluar videon

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka deklaruar sërish sot se kreu i PS-së, Edi Rama është personi që manipuloi videon duke u përpjekur të implikojë kryeministrin Sali Berisha në afera korruptive.
 

“Duke prerë mbi 30 sekonda videon, bllokmeni çimkë, për të krijuar prova të rreme për Kryeministrin e vendit, ky bastard i bllokut, ripërsërit aktet e të jatit biologjik, Kristaq Rama, që firmoste ekzekutimin dhe varjen e kundërshtarit të pafajshëm politik edhe pas rënies së Murit të Berlinit”, tha sot Boçi.

Deputeti i PD-së u shpreh se emri i kryeministrit, në videon në fjalë është përmednur për zbatimin e marrëveshjes mes PD dhe LSI.

“Edvin Kristaq Çimka, edhe pasi mediat transmetuan pjesët e prera të videos dhe faktuan se zoti Meta bënte fjalë thjesht për kërkesën paraqitur Kryeministrit për zëvendësimin, në përputhje me marrëveshjen PD-LSI, të Drejtorit të KESH-it, mbrojti krimin e tij të shëmtuar të krijimit të provave kundër Kryeministrit, duke ju deklaruar shqiptarëve se video nuk është e montuar”, tha Boçi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›