E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha: Mandati i Olta Xhaçkës u ‘zëvendësua’ me kërkesën e non gratës për në grupin parlamentar të PD

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha në një takim me simpatizantët e partisë sot në Devoll, duke komentuar vendimin e Kuvendit për të mos çuar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, theksoi se, ky është një tjetër pazar me qeverisë dhe ata që ai i quan “hallexhinj”.

“Ky është një pazar i qartë. Të gjitha këto ndodhin në një pazar të hapur me hallexhinjtë që kemi pasur deri para disa kohësh brenda Partisë Demokratike. Nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë, por nga ana tjetër pazari është i qartë, nuk i hiqet mandati Oltës, por hajde si kompensim kërkojmë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pse? Sepse kështu është një garanci që Edi Rama të vazhdojë i pa shqetësuar të jetë në pushtet. Sepse dihet që shumica dërrmuese e shqiptarëve duan të distancohen nga të korruptuarit dhe nga individët që tregohen qartësisht nga partnerët tanë strategjikë” theksoi Basha  .

Gjithashtu Basha është ndalur dhe tek situat ekonomike në vend, us hpreh se “Nëse ka një sektor që mund të ndryshojë, nëse ka një sektor që 30% e popullsisë që brenda një kohe të shkurtër ta kthejë nga njerëzit më të varfër, me pasiguri të mëdhaja ekonomike, në një shtresë të mesme që siguron aq sa të paktën sa ç’siguron fermeri kosovar, 800 deri në 1200 euro për frymë në muaj. Mendojeni pak a ka më kuptim që fermeri devollit të braktisë tokën? A ka më kuptim për fermerët shqiptarë të vajtojnë boshatisjen e familjeve të tyre, largimin e fëmijëve të tyre? Është plotësisht e mundshme. Një kombinim i një pakete subvencionesh që bazohet në prodhimin e çdo fermeri. Me indeksim për çdo mall, pa kufizime që faktikisht janë aty për të nxitur korrupsionin dhe për të pamundësuar subvencionet. Si për shembull duhet të kesh kaq dynym tokë, e duhet të kesh kaq kokë bagëti. Jo, jo, në bazë të prodhimit subvencion për çdo produkt të fermerit shqiptar. Me zhvillimin e infrastrukturës, dhe se kam fjalën vetëm për rrugët e aksesit, apo për rrugët kryesore në shumë raste të fshatrave”, tha Basha

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›