Basha Masa per parandalimin e rritjes abuzive te cmimeve ne pragun e festave
Kryetari i Bashkise së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit dhe tregtarëve që operojnë në qytetin e Tiranës. Qëllimi i këtij takimi është marrja e masave dhe bashkërendimi i veprimeve për të parandaluar rritjen abusive të çmimeve në prag të festave të fundvitit. Kryetari i Bashkisë Basha tha se Bashkia e Tiranës nuk do të lejojë që dukuria e rritjes abusive të çmimeve që vihet re çdo vit në prag festash të fundvitit të përsëritet edhe këtë vit. Basha tha se :”Bashkia e Tiranës dhe unë si Kryebashkiak, besojmë tek tregu i lirë dhe nuk besojmë tek asnjë mekanizëm tjetër përveç tregut të lirë, për të vendosur çmimin, por natyrisht nuk do te lejohet abuzivizmi me të”.
“Kurrë nuk do i lejonim vetes sonë të ktheheshim në një trupë apo institucion që dikton çmimet apo mundohet të influencojë çmimet me politika jashtë tregut. Ashtu siç ne kemi vendosur, siç edhe kemi premtuar, siç ju jeni në dijeni, sepse në një pjesë të fushatës unë kam qenë pranë jush, kam diskutuar me ju, kam marrë mendimet tuaja , nuk do të lejojmë, do të bëjmë gjithçka që abuziviteti me çmimet të mos godasë konsumatorin, të mos godasë qytetarin e Tiranës. Për këtë ka një kuadër ligjor, të cilin ne do ta zbatojmë plotësisht; për këtë ka një kuadër moral, para të cilit ne nuk do të mbyllim sytë, nëse kjo dukuri fillon të “ngrejë kokë” përsëri këtë vit”, tha Basha.
Kryebashkiaku bëri të ditur se “Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit së bashku me shërbime të tjera të Bashkisë, shërbimi tatimor, Policia Bashkiake etj do të veprojnë në kuadrin e një task-force, pra në kuadrin e një organizimi të posaçëm, të ndarë në skuadra, roli i të cilës do të jetë shqyrtimi, hulumtimi dhe në rast konstatimi të marrë të gjithë masat për të frenuar dhe goditur abuzivizmin me çmimet në tregjet e qytetit”.
Për t’ju ardhur në ndihmë konsumatorëve dhe për të parandaluar abuzimin, Bashkia e Tiranës, duke nisur nga java tjetër, do të bëjë publike çmimet me shumicë dhe pakicë të mallrave të shportës dhe fruta-perimeve.