E Diel, 1 Nëntor 2026

16-vjecarja italiane aborton fëmijën që priste nga një shqiptar

ITALI- Merr fund historia e dhimbshme e një vajze italiane, e cila priste një fëmijë nga një i ri shqiptar. Ajo është dorëzuar para një gjykatësi dhe është bindur të abortojë fëmijën, pas refuzimit të familjes.

“16-vjecarja italiane, që priste një fëmijë nga një i ri shqiptar ka abortuar”. Kështu raportojnë sot mediat italiane. Historia e saj u bë e njohur edhe në vendin tonë për shkak se ajo u detyrua të shkojë në gjyq nga prindërit, vetëm e vetëm që të mos e mbante këtë fëmijë.

Prindërit e vajzës nga Trento, me të marrë vesh lajmin se minorenia priste një fëmijë nga i riu shqiptar, i janë drejtur gjykatës ta bindin për abort.

Pikërisht pas një konsultimi me një gjyqtar për minorenet, vajza u bind të abortojë.

Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar, babai i fëmijës pas gjithë kësaj historie është zhdukur, madje arrijnë të thonë se e kanë bindur të largohej, duke i ofruar një shumë parash.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Itali, prindërit cojnë në gjyq 16-vjecaren: Të abortojë fëmijën e shqiptarit!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›