Kapet banda e vjedhesve te motoreve
Gjashtë persona mes të cilëve dy studentë për menaxhim biznesi dhe arkitekturë kanë rënë në pranga me akuzën e një grupi të strukturuar kriminal të implikuar në vjedhjen e motorrëve në Tiranë. Policia deri në orët e mëngjesit kishte sekuestruar 7 motorrë të markave të ndryshme, ndërsa deri në orët e pasdites numri i tyre pritej të shkonte në 17-të.
Burimet thanë se grupi kishte një organizator dhe një person që merrej me vjedhjen e motorrëve, kryesisht në kryeqytet. Kishte edhe një tjetër person që grumbullonte, lyente dhe modifikonte motorrët në një servis në banesë në Tiranë dhe dy persona të tjerë, të cilët kryenin shitjen e tyre në Baldushk dhe në Durrës.
Të arrestuarit kishin edhe një faqe në facebook, me titull “të fiksuarit pas motorrëve”, ku publikonin foto të motorrëve, kontaktet dhe cmimet e tyre.
Deri në orët e pasdites shërbimet dhe oficerët e hetimit të krimit të Komisatitit numër 1 të Policisë së Tiranës vijonin operacionin me kontrolle në banesa dhe veprime për gjetjen e motorrëve të vjedhur dhe të shitur më pas. Detajet priteshin të bëheshin publike në një deklaratë për shtyp të drejtorisë së policisë së tiranës.