Basha: Mbështes ndërtimin e xhamisë në Tiranë
Duke folur për sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, Basha tha se financimi i derimëtanishëm nuk do të shkojë dëm dhe se të gjitha paratë e dhëna nga Kuvajti do të përdoren për ndërtimin e këtij sheshi.
Sipas tij, puna po vazhdon me intensitet dhe në gjysmën e dytë të nëntorit do të jetë i hapur për trafikun.
Basha foli edhe për ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë, duke nënvizuar se e mbështet plotësisht vendimin e KMSH-së për ndërtimin e xhamisë së madhe në zonën e Namazgjasë atje ku ndodhet godina e Parlamentit. “Sot (dje) kam pritur në zyrë një përfaqësi të Komunitetit Musliman që më njohën me një vendim të këshillit të përgjithshëm të këtij komuniteti për të kërkuar hapësirën e Namazgjasë, që është rikthyer pas shumë kohësh në pronësi të Komunitetit Musliman dhe për të kërkuar bashkëpunimin e bashkisë për të ndërtuar aty xhaminë e madhe të Tiranës. Personalisht mendoj se ky është një vendim i drejtë dhe unë e mbështet këtë vendim. Ne do të ndjekim të gjitha procedurat e nevojshme ligjore që konsultimi me qytetarët të jetë i plotë në vendimmarrje, e cila më përpara i përkiste vetëm një dhome të errët, sot t’i përkasë Bashkisë, Komunitetit Musliman dhe të gjithë qytetarëve, theksoi Basha në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
I pyetur për planin rregullues të Tiranës, Basha tha se aktualisht nuk ka një plan të përfunduar por vetëm të nisur dhe ai po shqyrtohet nga ekspertët më të mirë. Për sa i përket karrierës së tij brenda Partisë Demokratike, Basha tha se përkushtimi në këto katër vite do të jetë vetëm për qytetarët e Tiranës. /S.Ll/Start/
2011-10-07 09:06