KiE Palet te bashkepunojne per reformen zgjedhore
UPDATE - Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka vlerësuar faktin se rezultatet e zgjedhjeve lokale 2011 janë pranuar edhe nga votuesit shqiptarë.
Një fakt të tillë, e ka pohuar në një lidhje direkte me “ABC News”, gazetarja Erisa Zykaj, e cila ka informuar mbi detajet e mbledhjes së sotme të kësaj Asambleje, ku u paraqit draft-raporti për Shqipërinë, Bosnjën dhe Kosovën.
Konkretisht, nga informacioni që bashkëraportuesit M. Jirsa et M. Petrenco kanë dhënë gjatë vizitës së tyre në Tiranë në 1 korrik, raportuesi Bjorn von Sydoë ka hartuar draftin për Shqipërinë si vijon:
“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës mirëpret faktin se zgjedhjet lokale 2011 kanë përfunduar zyrtarisht dhe se rezultatet e tyre janë pranuar edhe nga votuesit shqiptarë.
Gjithashtu, Asambleja thekson se merr parasysh angazhimin e liderit të Partisë Socialiste për t`i dhënë fund bojkotit të partisë së tij në Parlament, duke inkurajuar të gjitha palët për të bashkëpunuar për normalizimin e situatës në vend dhe fillimin e dialogut politik në Parlament lidhur me prioritetet dhe reformat e nevojshme që duhet të kryhen me qëllim integrimin e vendit në BE.
Asambleja e Këshillit të Europës thekson më tej se mirëpret marrëveshjen e kohëve të fundit arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për të proceduar me reformën zgjedhore dhe i bën thirrje palëve që të punojnë për të siguruar një reformë që trajton problemet që janë ndeshur në zgjedhjet parlamentare dhe lokale dhe rrit mundësitë për partitë e vogla për të hyrë në parlament dhe t`i japë fund bipolarizimin e politikës”.
KiE për Shqipërinë:
34. Shqipëria ka perjetuar kohet e fundit nje krize serioze politike pas rezultatit te zgjedhjeve per kryetarin e Bashkise se Tiranes, e cila ne vetvete ka qene e rrenjosur ne krizen politike qe pasoi zgjedhjet parlamentare te qershorit 2009.
35. Duke pretenduar se manipulimi kishte ndodhur ne nje numer rrethesh, Partia Socialiste apeloi kunder rezultatit te zgjedhjeve parlamentare te 2009-es ne Komisionin Qendror Zgjedhor dhe me pas ne kolegjin zgjedhor. Ne te dy rastet, kerkesat e Partise Socialiste u hodhen poshte. Ne shenje proteste ndaj rezultatit te zgjedhjeve, Partia Socialiste vendosi te bojkotoje punen ne parlament, si dhe ne nje numer te institucioneve shteterore. Duke pasur parasysh qe shumica qeverisese nuk ka tre te pestat e parlamentit per te miratuar ndryshimet kushtetuese dhe te disa ligjeve, ky bojkot ka ndikuar negativisht ne zbatimin e nje sere reformash te rendesishme e te nevojshme per anetaresimin e mundshem ne Bashkimin Europian, i cili eshte edhe nje nga prioritetet kryesore politike ne vend.
Perfundimisht, Partia Socialiste i dha fund bojkotit te parlamentit dhe e zevendesoi ate me nje "lidhje te kushtezuar me parlamentin". Ky vendim ishte i udhehequr pjeserisht nga deshira per te mos humbur mandatet parlamentare, te cilat do te kishin humbur ne qofte se deputetet socialiste nuk do te betoheshin brenda gjashte muajve pas zgjdhjeve.
Ndersa Partia Socialiste u kthye zyrtarisht ne parlament, ne realitet stanjacioni politik dhe qendrimet kunder vazhduan.
Kjo preku pergatitjet per zgjedhjet lokale qe u mbajten me 8 maj 2011.
36. Pas zgjedhjeve lokale, z. Lulzim Basha (Partia Demokratike) u shpall zyrtarisht fitues i zgjedhjeve te Kryetarit te Bashkise se Tiranes, me 23 qershor 2011, me nje diference prej 93 votash ndaj rivalit, Kryebashkiakut ne detyre Edi Rama (Partia Socialiste). Vendimet e Komisionit Qendror Zgjedhor u kundershtuan me force dhe disa apelime u ngriten kunder rezultateve. Partia Socialiste kerkoi nga Kolegji Zgjedhor riperseritjen e zgjedhjeve. Megjithate, keto ankesa dhe kerkesa jane refuzuar nga anetaret e Kolegjit Zgjedhor. Ne 1 gusht 2011, z. Basha nisi punen si Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes.
37. Sipas informacionit te dhene nga ana e Komitetit te Monitorimit te bashke-raportuesve per Shqiperine, z. Jirsa dhe z. Petrenco, gjate vizites se tyre te fundit fakt-mbledhese ne Tirane (30 qershor-1 korrik) konkluduan se zgjedhjet lokale te 2011 ne Shqiperi kane perfunduar zyrtarisht dhe rezultatet e tyre jane pranuar nga populli shqiptar, edhe pse jo nga te gjithe lideret politike.
38. Ne nje zhvillim te mirepritur, komuniteti nderkombetar ka vepruar ne unison nen koordinimin e ambasadoreve te Bashkimit Europian dhe OSBE-se. Kjo ka qene e rendesishme per te shmangur pershkallzimin dhe nderkombetarizimin e krizes si dhe ka kontribuar ne pranimin perfundimtar te rezultatit te ketyre zgjedhjeve nga palet zgjedhore te interesuara, duke perfshire, me te rendesishmit, votuesit shqiptare.
39. Udheheqesi i Partise Socialiste, zoti Rama, ne menyre eksplicite premtoi se partia e tij nuk do te bojkotoje serish parlamentin dhe do te rikthehet ne pune pas pushimeve te veres. Tani eshte e rendesishme qe te gjitha palet te punojne drejt normalizimit te situates politike dhe te angazhohen ne nje dialog politik ne parlament ne kuader te prioriteteve te vendit si dhe te kene parasysh vizionin e bisedimeve per pranimin ne BE.
40. Une kam mirepritur marreveshjen e arritur kohet e fundit midis Partise Demokratike dhe Partise Socialiste per te proceduar me reformen zgjedhore me qellim adresimin e problemeve qe jane hasur ne proceset e fundit zgjedhore, paralamentare dhe lokale.
Nje reforme e tille duhet te synoje rritjen e mundesive per partite e vogla qe te kene akses ne parlament. Kjo do te rriste perfaqesimin dhe pluralizmin dhe do te ndalonte bipolarizimin politik i cili ka shenuar politiken shqiptare per dekada si dhe ka frustruar popullin shqiptar. Eshte po aq e rendesishme t`i jepet fund praktikes se negocimeve mbi ndryshimin e kodit zgjedhor ne prag te cdo procesi zgjedhor.
41. Ne kete kontekst, mund te vihet re se Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes u ka shkruar autoriteteve shqiptare, duke i informuar ata per qellimin e tij, per t`i kerkuar Komisionit te Venecias nje opinion mbi mangesite e verejtura gjate procesit te zgjedhjeve lokale te cilat te mund te shmangen ne te ardhmen. Kjo u pa nga disa prej bashkebiseduesve te raportit te perbashket si nje nderhyrje ne proceset gjyqesore te vendit. Megjithate, sipas mendimit tim, qellimet e Sekretarit te Pergjithshem u keqkuptuar dhe une e mbeshtes plotesisht propozimin e tij i cili kerkon te permiresoje dhe te sqaroje kodin zgjedhor per zgjedhjet e ardhshme.
42. Une e kuptoj se bashke-raportuesit e Komisionit te Monitorimit do te rikthehen ne Shqiperi ne tremujorin e trete te vitit 2011 per te vleresuar perparimin e bere ne respektimin e spektrit te plote te detyrimeve e angazhimeve per pranimin e Shqiperise ne Keshillin e Europes. Eshte shume e rendesishme qe qendrimet kunder ne politike te mos vijojne te paralizojne procesin legjislativ e miratimin e reformave qe jane te nevojshme per vendin, duke perfshire edhe nisjen e negociatave per pranimin ne Bashkimin Europian.