Basha: Me mbështetjen e qeverisë, do të investohet në 80 blloqe banimi në Tiranë
TIRANE - Me një investim prej 47,4 milionë lekësh, ka përfunduar rikualifikimi urban i bllokut nr. 46, në njësinë bashkiake nr.9. Një sipërfaqe prej 2.4 ha, e cila deri më sot ishte e mbuluar nga balta, pluhuri dhe plehrat, sot është kthyer në një hapësirë të gjelbër me ambiente çlodhëse për të gjithë grup–moshat dhe lojëra për fëmijë. Në këtë bllok banimi janë rehabilituar kanalizimet e ujërave të zeza, kanalizimeve të ujërave të shiut, ujësjellësi, etj. Po ashtu, në këtë bllok janë parashikuar 65 vende parkimi për makina dhe 29 vendqëndrime biçikletash.
“Po të shikoni cilësinë e punimeve dhe mënyrën se si duket kjo lagje tani, pas këtij investimi, do të kuptoni se sa i nevojshëm ka qenë ky investim për banorët e kësaj zone dhe çfarë lehtësirash e mundësish krijon, në përmirësimin e jetës së tyre të përditshme, që nga aksesi tek lojërat poshtë pallatit, pa qenë e nevojshme që gjyshet e gjyshërit t’i marrin e t’i çojnë në rrugë të tjera e deri tek përmirësimi i cilësisë së ambienteve, sapo dalin nga shtëpitë e tyre. Shtimi i parkimeve për makina, për biçikleta, gjelbërimi, mbjellja e pemëve të reja, një sistem modern vaditje, ndriçimi, pra një cilësi e re jete në këtë bllok, një cilësi e munguar jete që tashmë është bërë realitet. Ky investim ka një impakt tërësor, jo vetëm tek cilësia e jetës dhe tek vlera e pronës por në tërësi tek modeli i qytetërimit dhe marrëdhëniet e njerëzve me njeri-tjetrin, brenda familjes, me komunitetin, si rezultat i një investimi” – u shpreh kryebashkiaku Basha
Kreu i Bashkisë së Tiranës ka bërë të ditur se me mbështetjen e qeverisë shqiptare, plot 80 blloqe banimi do të rikualifikohen në Tiranë, çka do të thotë ndërhyrje rrënjësore mbi dhe nëntokësore.
“Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare ka planifikuar jo 4, as 8 por plot 80 blloqe të tjerë, 20 herë më shumë, të bashkëfinancuar nga Bashkia e Tiranës në vlerën 25%, nga qeveria shqiptare në vlerën 75%, me një faturë prej afro 100 milionë euro dhe që do të mundësojë sjelljen e kësaj cilësie, në çdo cep të qytetit të Tiranës, në qendër e në periferi. Kjo është një stekë shumë e lartë, por ashtu siç realizuam këtë projekt brenda një kohe rekord, ashtu do e realizojmë edhe atë projekt, për gjithë Tiranën, për një Tiranë moderne e evropiane që fillon nga pragu i derës së qytetarit dhe për këtë jam i sigurt se qytetarët e Tiranës, do të na mbështesin pa dallim, për besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin mes tyre, Bashkisë e qeverisë, pasi këto janë veprat me të cilat ne flasim” - theksoi Basha.
(BalkanWeb)