Fier, Dritan Prifti: Jam kërcënuar me jetë nëpërmjet telefonit
FIER - Kandidati i pavarur për deputet, Dritan Prifti, pretendon se është kërcënuar me jetë nga dy persona, për të cilët ka bërë edhe një kallëzim penal. Sipas Priftit, shtetasit Ergi Ducellari dhe Arsi Gremi e kanë kërcënuar me jetë përmes telefonit.
Kandidati i pavarur, Dritan Prifti shpreh besimin se do të fitojë më 23 qershor në qarkun e Fierit, ndërsa i referohet një sondazhi të OSBE-së, që sipas tij, e nxjerr fitues me 13.5% të votave.
“Po të kandidoja si parti do të merrja tre mandate.”- shprehet Prifti, ndërsa sulmon Partinë Demokratike, që sipas tij, po zhvillon një fushatë shpifjesh e mashtrimesh.
(er.nu/BalkanWeb)