E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Me 'qeverinë Berisha', 2 vitet e ardhshme mbyllim 250 km rrugë të paasfaltuara

TIRANE- Kryebashkiaku Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gra të njësisë bashkiake nr.11.  Basha ka ftuar gratë e njësisë 11 dhe gjithë Tiranës, që modelin e Edi Ramës të sprovuar për 11 vite në Tiranë, ta refuzojnë më 23 qershor.

“Duke i garantuar fitoren PD, në këtë njësi në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, bashkë mund të arrijmë të zgjidhim çdo problem që ju shqetëson juve, familjet dhe komunitetin tuaj. Siç e keni dëgjuar, Kryeministri deklaroi nga qendra e Kombinatit, se ne brenda dy viteve të ardhshme do të mbyllim çdo rrugë brenda qytetit të Tiranës. Bëhet fjalë për 250 km rrugë të pashtruara, që i kemi trashëgim nga ai model që e refuzuam me votë, më datën 8 maj 2011”, premtoi Basha.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›