E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samaras: I kuptuam gabimet e FMN, por tani le të ecim përpara

Kryeministri grek Antonis Samaras ka komentuar raportin sekret të FMN, ku Fondi pranon gabimet e bëra me programin grek të shpëtimit. 

Gjatë punimeve të Kongresit të partisë së tij "Demokracia e Re" në Selanik, Samaras deklaroi se “gabimet e FMN i vërejtëm që në Memorandumin e parë të masave”. “Megjithatë tani nuk duhet të kthejmë kokën pas, por të shohim përpara”, theksoi ai. 

Kryeministri deklaroi ndër të tjera se qeveria tre partiake që drejton, "ka mosmarrëveshje kryesisht ideologjike, por arriti që në 11 muaj të stabilizojë vendin dhe të rrisë besueshmërinë e tij”. 

Ndërkaq pohoi se e vetmja njollë e zezë vitet e fundit në vend janë neonazistet dhe akuzoi koalicionin e të majtëve radikalë SYRIZA, se iu shërben atyre, teksa kërkon legalizimin e gjithë emigrantëve. Gjithashtu sipas tij, SYRIZA minon përpjekjet për afrimin e investitorëve në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›