E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Ministrat e BE, mbeshtetje te plote per vizat

Mbeshtetje te plote per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare, i kane premtuar ministrat e Brendshem dhe te Drejtesise te vendeve te Bashkimit Evropian, ministrit te Brendshem shqiptar, Lulezim Basha ne viziten e tij nje ditore ne Bruksel. Kjo ka ardhur si rezultat i progresit te shpejte qe ka bere Shqiperia ditet e fundit. Nderkohe qe ministrat e BE-se vleresuan reformat e bera ne drejtim te luftes kunder krimit dhe perafrimin e legjislacionit me BE-ne. Eurodeputetja Tanja Fajon, u shpreh se liberalizimi i vizave ne Bosnje dhe ne Shqiperi do te ndodhe se shpejti. Mjaft me optimizem u shpreh dhe zv/kryeministrja dhe ministrja e ngarkuar me Politikat e Emigracionit dhe te Azilit te Belgjikes, Milquet. Ministri Basha zhvilloi takime me zv/kryeministren dhe ministren e ngarkuar me Politikat e Emigracionit dhe te Azilit te Belgjikes, Milquet, ministrin francez te Identitetit Kombetar dhe te Migracionit, Besson si dhe ministrin e Drejtesise dhe te Puneve te Brendshme te Holandes, Ballin. Ai zhvilloi nje takim edhe me eurodeputeten sllovene, Fajon. Ne takimin e zgjeruar te Keshillit per Ballkanin Perendimor, te perbere nga 27 perfaqesuesit e vendeve anetare ne Bruksel, Basha informoi mbi progresin e Shqiperise ne tre blloqet kryesore te kritereve per liberalizimin e vizave, sigurine e dokumenteve te identitetit, sigurine e kufijve dhe luften kunder kriminalitetit. Ai u beri te ditur perfaqesuesve te vendeve anetare se Shqiperia leshon tashme per qytetaret e saj dokumente identiteti te sigurise me te larte, sipas teknologjise me moderne dhe standardeve me te larta te BE-se, zoteron nje sistem modern te kontrollit kufitar, te unifikuar dhe te nderlidhur me bazen e te dhenave te informacionit kriminal dhe me bazen e te dhenave te INTERPOL-it, dhe se bashkepunimi mes policise shqiptare dhe strukturave policore te vendeve te BE-se ne drejtim te luftes kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te paligjshme eshte ne nivele te shkelqyera dhe ka dhene rezultate te dukshme. Bazuar ne keto arritje, ministri Basha u kerkoi homologeve mbeshtetjen politike ne momentin e marrjes se vendimit, duke theksuar se vonesat nuk i sherbejne besueshmerise se gjithe procesit te liberalizimit te vizave per Ballkanin. "Shqiperia ka bere progres te shpejte e te qendrueshem ne plotesimin e te gjithe kritereve te udherrefyesit per liberalizimin e vizave, si dhe krahasuar me tre vendet e Ballkanit Perendimor qe perfituan se fundi nga ky proces. Eshte e rendesishme qe menjehere pasi Komisioni te pergatise raportin dhe te paraqese per mendim tek vendet anetare, te ruhet ritmi i axhendes si me valen e pare te liberalizimit te vizave", u shpreh Basha. Ministrat e BE-se, vleresuan progresin e bere nga qeveria shqiptare dhe sidomos arritjet ne fushen e sigurise se dokumenteve dhe modernizimit te kontrollit te kufirit. Ata vleresuan reformat e bera ne drejtim te luftes kunder krimit te organizuar dhe perafrimin e legjislacionit me BE-ne, ne drejtim te azilit dhe migracionit si dhe hyrjen ne fuqi dhe zbatimin e ligjit per konfiskimin e aseteve kriminale. Ministrat per Drejtesine dhe Punet e Brendshme te vendeve te BE, deklaruan mbeshtetjen e plote per procesin e liberalizimit te vizave me Shqiperine. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›