Rama: S'kemi nevoje per "Venecian"

Kryetari i partise me te madhe ne opozite, Edi Rama, deklaroi dje se Partia Socialiste nuk ka nevoje te pyese Komisionin e Venecias per interpretimin e kerkeses se socialisteve per hapjen e kutive. Gjate nje komunikimi per mediat, kryesocialisti u shpreh se "Keshilli i Evropes mund ta pyese Komisioni e Venecias, nese do te sqaroje me mire kendveshtrimin e vet". "Ne nuk kemi nevoje as ta pyesim Komisionin e Venecias dhe as presim nga Komisioni Venecias te na zgjidhe ne problemin", deklaroi Rama. I pyetur per opsionin qe qarkullonte per djegien e mandateve, ai tha se nuk ka thene as njehere qe do te digjen mandatet e deputeteve. Sipas tij, gjithmone eshte thene qe mandatet e tyre nuk do te digjen. "Ne kemi depozituar ne Parlament jo amendime te Kushtetutes, por amendime te ligjit, per ta bere me ligj ate qe sot eshte thjesht nje oferte e pales tjeter ne pergjigje te kerkeses tone, pra qe shumica ne komision t'i takoje opozites dhe nga ana tjeter per ta ligjeruar transparencen e zgjedhjeve, permes Parlamentit", beri te ditur propozimin e bere ndaj mazhorances, kreu i selise roze. Gjate komunikimit te tij, ai tha se "ky hetim mund te behet jo vetem per kete here, por per cdo here tjeter, duke i dhene cdo opozite ne te gjitha kohet mundesine qe me shumicen ne komision hetimor te hetoje jo per permbysjen e rezultatit, por per te nxjerre ne pah ecurine e administrimit zgjedhor, si nje mundesi qe populli ia jep Parlamentit, permes kontrollit parlamentar". Per kryesocialistin, "ketu jemi ne kushtet e nje refuzimi, qe ka vetem nje arsye, arsyen qe pushteti dhe personalisht zoti Berisha e di qe transparenca mund t'i turperoje para popullit". Ne vijim te fjales se tij, Rama shprehu keqardhjen per reagimin e Qeverise ndaj hapit te hedhur nga opozita ne kerkim te zgjidhjes se krizes. "Nje reagim i padenje per nivelin e pergjegjesise se drejtperdrejte qe ka qeveria per zgjidhjen e krizes, i padenje per momentin shume delikat qe kalon vendi dhe pritshmerine legjitime te qytetareve te ketij vendi per zgjidhjen e krizes, por edhe i padenje ne raport me detyrimin e perbashket ndaj nje komuniteti nderkombetar te shqetesuar, por edhe me plote te drejte dhe te angazhuar ne kerkim te zgjidhjes se krizes", kritikoi qendrimin e mazhorances, kryetari i Partise Socialiste. Ai tha se "per fat te keq, pushteti u soll si te mos kishte krize dhe e beri kete me vetedije te plote, ne nje perpjekje per ta trajtuar hyrjen e tyre ne parlament si pjese te argumenteve te turpshem te nje propagande qe vazhdon prej muajsh, per ta eksportuar krizen e thelle te demokracise". Lideri i opozites apeloi ndaj "komunitetit nderkombetar, per te mos lejuar qe kjo krize te rendohet, per shkak ne radhe te pare te refuzimit te qeverise per ta njohur krizen". Duke vijuar me tej, Rama nenvizoi se "prisnin nje levizje per te vene ne levizje mekanizmin e debatit lidhur me oferten e tyre, ne instancen e duhur te parlamentit". Nderkohe, theksoi kryesocialisti, "jo vetem qe asgje nuk ka ndodhur ne kete drejtim, qe eshte drejtimi i duhur, por perkundrazi, vene re me keqardhje dhe me shqetesim perpjekjen per ta trajtuar oferten e tyre si nje nga pikat e kalendarit te rutines parlamentare". "Ky eshte nje gabim infantil, feminor, i nje pushteti i cili vazhdon te tregoje arsyen e forces, nderkohe qe ne vazhdojme te perpiqemi me forcen e arsyes", vleresoi lideri i Partise Socialiste. Per te, "njera nga rruget e mundshme per hapjen e kutive eshte rruga e Parlamentit, te cilen ne qofte se do ta gjejne te mbyllur, pa asnje dyshim nuk do te heqin dore nga perpjekja e tyre". Por, shtoi kryetari i opozites, "pa humbur kohe, do ta kthejne perpjekjen e tyre ne nje proteste te pandalshme derisa te vihet ne vend e drejta e tyre". "Por s'ka pike dyshimi se protesta eshte jo vetem ne axhenden tone, por eshte pa diskutim edhe nje menyre demokratike qe ne do ta perdorim pa asnje ngurrim, dhe e perseris pa ndalim, ne rast se gjithcka tjeter do te ezaurohet keshtu sic po e ezaurohen dita dites ky pushtet", sqaroi planin e opozites per hapjen e kutive, Edi Rama. Kryetari i selise roze tha se jane ne pritje qe te zgjidhet ceshtja e hapjes se kutive ne Parlament.