Basha: Mirënjohje historike dhe kombëtare
TIRANE- Fjalën e Lamtumirës në nderim të Leka Zogut, e ka mbajtur kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili vlerësoi maksimalisht ndjenjën atdhetare të Familjes Mbretërore.
Nuk jemi këtu për të vajtuar, nuk jemi të ligështuar, ndonëse ndarja e parakohshme na ka helmuar thellë, por jemi për të nderuar plot mirënjohje historike dhe kombëtare, Leka Zogun të birin e Mbretit të Shqiptarëve, Ahmet Zogu.- tha Basha