E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste zgjedh Kryesinë e re

Tiranë- Asambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur organet e reja drejtuese të saj. Në krye të kryesisë së PS-së u rizgjodh me një mandat 4-vjeçar Gramoz Ruçi. I propozuar nga kreu i PS-së Rama, Ruçi mori 190vota pro, ndër 210 anëtarët që votuan.

Pas numërimit të votave anëtarët e kryesisë janë: Gramoz Ruçi, Ditmir Bushati, Erjon Braçe, Ben Blushi, Pandeli Majko, Namik Dokle, Arben Malaj, Vangjush Dako, Besnik Baraj, Sajmir Tahiri, Arben Isaraj dhe Shkëlqim Cani.

Ndërsa ndër kanditaurat më të votuara për anëtaret femra ishin Arta Dade, Mimi Kodheli, Valentina Leskaj, Lindita Nikolla dhe Eglantina Gjermeni.

Në fjalën e tij kreu i partisë Rama ka përshendetur ecurinë e zgjedhjeve për strukturat e PS-së, duke theksuar se sëbashku do të punojnë për një axhendë të madhe kombëtare, mbi bazën e bashkimit të enëgjive dhe axhendave individuale.

“Unë jam personalisht shumë i kënaqur nga zhvillimet e sotme, jam shumë i kënaqur nga zgjedhja e bërë nga  Asambleja e re Kombëtare. Jam shumë i kënaqur që Kryesia e re e PS është mishërim i bindjes se së bashku ne mund ti kthejmë të gjitha energjitë dhe axhendat individuale në një energji të madhe të përbashkët dhe me një axhendë të madhe kombëtare të Partisë Socialiste.”- deklaroi Rama.

Zgjidhet Sekretariati Ekzekutiv:

Blendi Klosi  Sekretar Organizativ 

Damian Gjiknurin  Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Ilir Beqja Sekretar për Programin

Bashkim Fino Sekretar për Pushtetin Vendor

Arben Ahmetaj Sekretar për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit 

Armando Subashin Sekretar për Burimet Njerëzore

Erjon Veliaj Sekretar për Emigracionin dhe Rininë

Ndre Legisi Sekretar për Koalicionin

Fatmir Xhafaj Sekretar për Koordinimin

Votat që morën kandidatët:

Mimi Kodheli (147 vota)

Eglantina Gjermeni (134 vota)

Lindita Nikolla (114 vota)

Valentina Leskaj (112 vota)

Arta Dade (111 vota)

Gramoz Ruçi (177 vota)

Erjon Braçe (150 vota)

Ben Blushi (144 vota)

Ditmir Bushati  (139 vota)

Pandeli Majko (135 vota)

Shkëlqim Cani (132 vota)

Arben Malaj (131 vota)

Namik Dokle (132 vota)

Saimir Tahiri (129 vota)

Besnik Baraj (124 vota)

Vangjush Dako (124 vota)

Arben Isaraj (116 vota)

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. PS, Rama: Të largohen humbësit nga partia
  2. Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Socialiste në Vlorë
  3. Partia Socialiste sot voton

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›