Takimet- Berisha, letra falendërimi Ahmetit dhe Thaçit
Tiranë- Krymeministri i vendit Berisha ka shprehur falenderimit e tij për kreun e BDI-së,Ali Ahmetin dhe atë të PBSH-së, Menduh Thaçin në dy letra drejtuar atyre, lidhur me takimet që zhvilloi në Shkup kreu i qeverisë shqiptare.
“I nderuar zoti Ahmeti, dëshiroj tju falënderoj për takimin e ngrohtë dhe bisedën e përzemërt e vëllazërore që zhvilluam së bashku gjatë vizitës sime në Maqedoni, më 9 nëntor 2011. Kam konstatuar me kënaqësi hapat e rëndësishëm që keni bërë në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, miratimin e akteve legjislative për përdorimin e gjuhës e të simboleve kombëtare, të cilat, së bashku me rrëzimin e proceseve të pabaza ndaj luftëtarëve të UÇK-së, përbëjnë arritje të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni dhe mbarë kombi.- thuhet në letrën dërguar Ali Ahmetit.
Ndërkaq në letrën drejtuar Thaçit, kryeministri Berisha shprehet se Shqipëria do të mbështesë fuqishëm anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, dhe se do thellojnë bashkëpunimin mes vendeve tona.
Shqipëria është dhe mbetet përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe qeveria shqiptare tërësisht e angazhuar dhe po punon për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe për të eliminuar të gjitha barrierat në qarkullimin e lirë të qytetarëve, mallrave e shërbimeve ndërmjet të dyja vendeve, duke vendosur standarde të ngjashme me ato të BE-se, si interesi më i mirë i së ardhmes të të dyja vendeve tona dhe i projektit të përbashkët madhor të anëtarësimit në BE- shkruhet në letrën drejtuar Menduh Thaçit, kreut të PDSH-së në Maqedoni.
Shkrime të tjera me interes: