E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Mos bini pre e sajesave dhe marifeteve të reja, votoni PD!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi këtë të mërkurë kandidatin që do të garojë nën siglën e PD-së në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në qytetin e Dibrës, Luan Haka. Basha iu kërkoi dibranëve që të votojnë masivisht më 6 mars për Hakën si kandidati më i mirë për Dibrën.

“Luani do ta bëjë Dibrën një vend më të mirë për të gjithë pavarësisht se është i djathtë apo i majtë, për ti shërbyer njerëzve dhe familjeve. Ka vetëm një rrugë për dibranët që mos të kenë për kryebashkiak modelin e Edi Ramës, të inceneratorëve, modelin e korrupsionit të Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë: Vota për Luan Hakën. Nuk duhet të bie preh e marifeteve të vjetra dhe të reja dhe dibranët me mençurinë e tyre nuk janë në shitje, nuk gënjehen dhe nuk mashtrohen. Ka një parti demokratike dhe do të jetë me votën dhe besimin dibranëve kryetari i bashkisë së Dibrës me 6 mars”, tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›