Ministrja Xhaçka për krizën Moskë-Kiev: I bashkohemi BE-së për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Në takimin e 14-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, mes përfaqësuesve nga vendi jonë dhe Bashkimi Evropian, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, foli për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Rusisë, pas njohjes së pavarësisë së rajoneve të Ukrainës, Donetsk dhe Luhan. Ajo u shpreh se vendi ynë dhe vetë ajo mbështet vendimin e Bashkimit Evropian për të shtuar sanksionet ndaj Rusisë.
“Në lidhje me vendimin e Rusisë për njohjen e Donetsk dhe Luhansk, i bashkohemi deklaratës së BE. Deklarata përcakton se do të ketë sanksione shtesë ndaj Rusisë. Të mos u jepen mundësi aktorëve të tretë që luajnë rol destabilizues në rajon’, tha Xhaçka.