E Enjte, 5 Nëntor 2026

Opozita gati protestat, Kovaçevski përgatitet për postin e kryeministrit të RMV

Kryetari i ri i LSDM, Dimitar Kovaçevski, bashkë me kryeministrin në largim, Zoran Zaev, do të takojnë sot përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës.

Mediat në Maqedoni të Veriut raportojnë se qëllimi i këtyre takimeve bëhen për të njohur shefin e ardhshëm të qeverisë.

Kovaçevski do të konsultohet me partnerët e koalicionit për programin qeveritar dhe plotësimin e stafit të ministrive dhe institucioneve të tjera në nivel qeveritar.

Nga ana tjetër, opozita vijon të kërkojë caktimin e një datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në të kundërt, VMRO-DPMNE paralajmëron protesta anti-qeveritare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›