E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha-Olldashi për PD-në, akuza të forta mazhorancës së re qeverisëse

bashaTepelenë/Elbasan- Kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi kanë vijuar takimet me bazën e kësaj partie në qytete të ndryshme të vendit për të shpalosur alternativën me të cilën konkurojnë njëri-tjetrin për këtë post.

Por si në fillim të fushatës së tyre edhe sot ata janë fokusuar në sulmet ndaj kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryeministrit të ardhshëm Edi Rama.

Basha ne Bilisht, Tepelenë dhe Ersekë ka theksuar se mazhoranca e re, ende pa ardhur në pushtet ka filluar të tërhiqet nga premtimet e saj, duke u faktuar shqiptarëve supas tij, se projekti i saj ishte thjesht dhe vetëm mashtrim.

Asnjë forcë demokratike, vetëm klikat marksiste vijnë në pushtet me mashtrime dhe premtimet e tyre, çdo ditë po faktohen që janë mashtrime nga të cilat po fillojnë të tërhiqen akoma pa u zhdukur boja nga gishti i votuesve të mashtruar të 23 qershorit. Premtuan heqjen e taksave për 95% të shqiptarëve dhe kritikuan taksën tonë të sheshtë por pardje thanë se taksa e Sali Berishës qenka taksa më e mirë për ekonominë. Premtuan shëndetësi falas por tani na thonë që: jo, skemi marrëveshje koalicioni, do jetë falas apo jo. Premtuan 300 mijë vende pune por kanë filluar me konkurse në faqen zyrtare të Internetit të Partisë Socialiste, çka paralajmëron pushime masive të administratës dhe zëvendësimin e tyre me militantë, mendësi kryekëput e partisë -shtet theksoi Basha. Sipas Bashës, kjo mazhorancë e premtimeve piramidale duhet të përballet çdo ditë dhe çdo orë me mazhorancën morale të shumicës së shqiptarëve. ‘Përballë na kanë ne, Partinë Demokratike të Shqipërisë, Partinë Demokratike të Sali Berishës, Partinë Demokratike të Azem Hajdarit dhe Gramoz Pashkos që shembën komunizmin, eliminuan pasojat e tij, vunë bazën e parë të ekonomisë së tregut. Jemi ne që krijuam trashëgiminë e mirëqënies përmes punësimit, punësimit përmes investimeve, investime përmes një klime biznesi të paparaleltë në stimuj dhe lehtësira. Për këtë, jemi dhe duhet të jemi në çdo moment krenarë, kokëlartë dhe dinjitozë!, – u shpreh Basha. olldashi-ne-kukesNë takimin me anëtarësinë e PD-së në qytetin e Elbasanit, në Cërrik dhe Gramsh, Sokol Olldashi tha se ringritja e PD-së nuk fillon nga kryetari i ri, por nga institucionalizimi i marrëdhënies me qelizën bazë, që janë militantët. Dhe ADN-ja e Partisë Demokratike nuk është kryetari, nuk është kryesia, nuk është këshilli kombëtar, është demokrati i thjeshtë. Partia demokratike duhet të ndërtojë me shpejtësi inventarin e kontributeve për secilin anëtarë të saj. Vetëm kështu do të jemi në gjendje që ti japim gjithsecilit meritën që ka, u shpreh Olldashi. Teksa theksoi një veprim të fortë opozitar, për tiu rikthyer sa më shpejt fitores. Shikoni, çfarë po ndodh me administratën. Kanë deklaruar për vite me radhë që ky vend ka 1 milion të papunë dhe sot deklaruan që ka vetëm 5 mijë e 300 aplikime në partinë socialiste. Ku janë 1 milion të papunët ?! E gjithë piramida e gënjeshtrave elektorale të Edi Ramës do të fillojë të çmontohet një e nga një. Ne duhet të vazhdojmë dialogun më intensiv të mundshëm me qytetarët shqiptarë për të rrëzuar çdo skemë, çdo premtim, çdo politikë të shpallur, gjoja prej tyre, theksoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›