E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu me një çantë 15 mijëeuro - origjinale apo false?

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Vipat me çanta "Hermes" Skandal,shtëpia në kalanë e Prezës Vjehrri i Bregut: Po ngremë shtëpinë e 1920-ës Shkreli: Vepruan si bandë tek kalaja /AUDIO TIRANE - Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD-së me një çantë Hermes? Origjinale apo false?  Nëse është original, ky lloj modeli "Hermes Grace Kally" me lëkurë krokodili nuk kushton më pak se 15 mijë euro, është një nga çantat më të shtrenjta në botë. Nëse është false, ministrja jonë e integrimit, inkurajon tregun e zi të imitimit të markave të mëdha që luftohet në të gjithë botën e civilizuar. Nuk dimë se cili variant do të ishte më pak i dënueshëm për një ministre shteti.

Pikërisht një çantë mjaft të kushtueshme e të ngjashme me atë të ministres tone, siç mund ta shikoni lehtësisht dhe në fotogaleri, mbajnë edhe vipat botërorë si Victoria Beckam , Rita Ora ,dhe shume të tjera , por Victoria dhe David Beckam kanë deklaruar një rrogë pak më të lartë se Majlinda Bregu dhe bashkëshorti i saj Namik Ajazi, të përfshirë së fundmi në skandalin e shtëpisë në Kalanë e Prezës.

(Në foto: Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu me çantë origjinale "Hermes", që kushton 15 mijë euro?)

(Në foto: Një nga modelet e çantës origjinale "Hermes" marrë nga katalogu)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›