E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultati për Lezhën, PS-ja dorëzon ankimimin në KQZ të hënën

kqzTiranë- Këtë të hënë Partia Socialiste pritet të dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ankimimin e rezultatit për Qarkun e Lezhës.

E hëna është edhe dita e fundit e afatit zyrtar për ankimimin. Top Channel mësoi se përveç mënyrës sesi tabela përmbledhëse e këtij qarku u miratua nga KQZ-ja, duke përfshirë të dhënat e sistemit elektronik, Partia Socialiste do të përfshijë në ankimim edhe qendra të tjera në këtë qark.

Ndërsa të hëhën në rendin e ditës së këtij institucioni është parashikuar hapja e procedurave të ankimimit të LSI-së për Kukësin, mbledhja për të cilën u shty disa ditë më parë.

Kodi Zgjedhor ka të parashikuar një shumicë të cilësuar për hapjen e mbledhjes në rastet e shqyrtimit të kërkesave ankimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›