E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Opozita po përballet me një mendësi të vjetër komunikimi. Meta të mbajë fjalën

Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar i cili ka kërkuar më shumë kohë për tu njohur me programin qeverisës, duke deklaruar se nuk është gati për debat në seancën e nesërme.

Në një prononcim për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi mazhorancën se nuk po tregohet transparente ndaj qytetarëve dhe opozitës duke shtuar se kjo e fundit po përballet me një mendësi të vjetër komunikimi.

“Sot duhet të ishte një ditë e veçantë pasi nis një legjislaturë e re por shqiptarët dhe opozita po përballen me një mendësi të vjetër komunikimi, me një tentativë për të shkelur parimet e transparencës së qytetarëve shqiptarë duke nisur me shkelmimin e praktivave elementare” tha Basha.

Ai i ka bërë thirrje kryetarit të ri të Kuvendit Ilir Meta që të mbajë fjalët që tha në Kuvend për transparencë dhe zbatim të rregullores.

Ti qëndrojë besnikë fjalëve që sapo tha dhe ne mos të rivendosë një standard të ri të përmirësuar si premtoi, të paktën standardin e zbatuar deri tani duke i dhënë kohën e nevojshme Kuvendit dhe opozitës për tu njohur me programin dhe për tu bërë gati për debat. Ne do të marrim të gjitha masat që na takojnë si përfaqësues të denjë të opozitës në Kuvend tha Basha.

Ndërsa, kreu i grupit të PD-së Edi Paloka u shpreh se në mbledhje u diskutua në lidhje me programin qeverisës që pritet të paraqitet në Kuvend nga kryeministri Rama.

Ai akuzoi kreun e grupit të PS-së Gramoz Ruçi për arrogancë ndërsa theksoi se opozita nuk do të pranojë këtë mënyrë komunikimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›